Sport
Zyrtare: John Terry rikthehet te Chelsea
Demokracia
15:07 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Legjenda angleze, John Terry zyrtarisht është rikthyer te Chelsea, pas disa vitesh.

Terry kishte kaluar te Aston Villa si lojtar/ndihmëstrajner, duke u zhvendosur më pas në rolin e të fundit.

Por, Chelsea ka vendosur që Terry të jetë sërish pjesë e tyre, ndërsa tani do të punojë me akademinë e klubit.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ish-mbrotësi përmes rrjeteve sociale.

“Jam i lumtur të njoftoj se po kthehem në shtëpi dhe kam marrë një rol konsulence në ChelseaFC akademi. Përveç dhënies së sesioneve të stërvitjes në terren, unë do të përfshihem në diskutimet e stërvitjes dhe mentorimin e lojtarëve të akademisë sonë”, ka shkruar Terry.

Të ngjashme