Sigal Prishtina ka ndarë rrugët me trajneri nga Mali i Zi, Dragan Radoviq, shkruan Demokracia.com.
Tekniku malazez erdhi me shumë bujë tek Sigal Prishtina por aventure tij nuk ka zgjatur më shumë sesa dy muaj.
KB Prishtina të mërkurën ka njoftuar se Radoviq menjëherë e ka ofruar dorëheqjen pas humbjes nga Vëllaznimi sonte në ndeshjen e xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në basketboll.
“Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, kryetrajneri Dragan Radoviq njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita.
Trajnerin Radoviq e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Radoviq në ditët e para të janarit e mori drejtimin e Prishtinës pas largimit nga Golden Eagle Ylli në fund të vitit të shkuar. Aktualisht, Prishtina zë vendin e parafundit në tabelë me 26 pikë të mbledhura pas gjashtë fitoreve e 14 humbjeve në 20 ndeshje të luajtura këtë edicion. /Demokracia.com