ShowBiz
Zyrtare: Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund fejesës
Demokracia
15:00 | 15 Prill 2021

Share:

JLo dhe Arod i kanë dhënë fund fejesës, pas katër vitesh që qëndruan në lidhje.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë treguar se janë ndarë, pas disa javësh që tentuan të rregullonin marrëdhënien e tyre.

Të enjten në mëngjes, ata lëshuan një deklaratë të përbashkët të ndarë ekskluzivisht me Today.

“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. , i vetmi koment tjetër që kemi është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”, shkruhet në deklaratë.

Lajmi vjen disa javë pasi Lopez 51, dhe Rodriguez 45, njoftuan se ata ishin “duke rregulluar disa gjëra” pas lajmit që të dy kishin përfunduar fejesën e tyre në fillim të marsit. /Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme