Anglia po përballet me një situatë të vështirë me variantin e ri të virusit COVID-19, gjë e cila ka bërë që shumë shtete europiane t’i mbyllin kufijtë me këtë vend, transmeton Demokracia.com.
Kjo bëri të mendohet se edhe ndeshja e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Botëror 2022, ndërmjet Shqipërisë e Anglisë të zhvillohet në një terren neutral.
Megjithatë, tashmë gjithçka është konfirmuar dhe kjo ndeshje do të luhet me 28 mars në “Air Albania” në Tiranë.
Mediat britanike bëjnë me dije se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar në Shqipëri me gjithë bllokimin e linjave që nga 22 dhjetori.
Të kujtojmë se së fundmi ndryshoi destinacioni edhe sa i përket ndeshjeve të Championsit, ku skuadrat angleze u detyruan të përballeshin me kundërshtarët e tyre në fusha neutrale. /Demokracia.com