Ish-futbollisti i Kroacisë, Ivica Oliq është trajneri më i ri i CSKA Moskës, ka njoftuar klubi ru.s.
Ish-anëtari i stafit teknik të Zlatko Daliq te Kroacia, do ta zëvendësojë Viktor Goncarenkon në stolin e CSKA-së, shkruan Demokracia.com.
Oliq ka luajtur për tri vite te klubi rus nga viti 2003 deri në viti 2006 duke bërë 116 paraqitje dhe duke shënuar 44 gola.
Si futbollist i CSKA Moskës, ai fitoi tre tituj, dy kupa dhe UEFA Kupën.
Ndryshe, karrierë të bujshme, Oliq zhvilloi edhe te Bayern Munichu. /Demokracia.com