Sport
Zyrtare: Ish trajneri i Kombëtares së Shqipërisë merr drejtimin e Hajdukut të Kroacisë
Demokracia
12:31 | 18 Janar 2021

Share:

Trajneri italian Paolo Tramezzani është trajneri i ri i Hajdukut. Startegu 50-vjeçar sot ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2022, dhe ai do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit të parë, shkruan faqja zyrtare e Hajdukut, transmeton Demokracia.com.

Tramezzani mori drejtimin e klubit të Splitit pasi negociatat me portugezin Silas dështuan.

Tramezzani karrierën e tij si trajner e nisi si ndihmës trajner i Gianni De Biasi në ekipin e Kombëtares së Shqipërisë me të cilin u kualifikua në Kampionatin Evropian “Franca 2016” për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.

Italiani ishte trajneri edhe në kampionatin Zviceran te Lugano. /Demokracia.com

Të ngjashme