Sport
ZYRTARE: Isco arrin marrëveshje me klubin e njohur nga La Liga, zyrtarizimi të hënën
Demokracia
13:25 | 07 Gusht 2022

Share:

Sevilla ka arritur marrëveshje për transferimin e Isco Alarcon në këtë afat kalimtar veror.

Lajmi është konfirmuar nga uebfaqja zyrtare e klubit andaluzian, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori spanjoll ka mbërritur në Sevilla për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet të hënën.

“Marrëveshje në parim me Isco. Lojtari ka mbërritur në Sevilla për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare të hënën. Ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Iscon që mesfushori andaluzian të jetë nënshkrimi ynë i tretë në merkato”, njofton klubi i Sevillës.


Isco ishte pjesë e Real Madridi për disa vite teksa karrierë ka bërë edhe tek Malaga e Valencia./Demokracia.com/

Të ngjashme