Sport
Zyrtare: Ilir Avdyli nënshkruan për tri vjet me Llapin
Demokracia
20:59 | 15 Qershor 2021

Share:

Portieri i njohur kosovar, Ilir Avdyli ka vendosur t’i bashkohet Klubit të Futbollit, Llapi.

Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e KF Llapit, e cila ka njoftuar se Avdyli është zyrtarizuar te Llapit, shkruan Demokracia.com.

Portieri kosovar është rikthyer te Llapi pas 4 vjetësh, derisa ka nënshkruar kontratë që do e mbajë atë në “Zahir Pajaziti” edhe për tri  vjet të tjera.

“Pas 4 viteve është rikthyer tek Llapi portieri i mirënjohur llapjan, Ilir Avdyli. Shtatlarti 190 cm pa mëdyshje ka nënshkruar për 3 vite me Llapin. Avdyli, së fundmi ishte pjesë e Feronikelit me të cilët u paraqit në 22 ndeshje dhe kishte 6 ndeshje pa pranuar gol”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Avdyli pritet t’i ndihmojë “bardhekaltërve” në arenën evropiane, ku Llapi do të takohet në raudin e parë të Ligës së Konferencës me Shkupin.

Llapi është një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës. /Demokracia.com

Të ngjashme