Sport
Zyrtare: Ibrahimoviq zgjat kontratën me Milanin
Demokracia
16:36 | 18 Korrik 2022

Share:

Zlatan Ibrahimoviq do të vazhdojë ta veshë fanellën e Milanit edhe një edicion tjetër.

Sulmuesi suedez dhe Milani kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër, shkruan Demokracia.com.

“Rossonerët” përmes uebfaqes kanë njoftuar se Ibra do të jetë pjesë e Milanit deri më 30 qershor të vitit 2023.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimović deri më 30 qershor 2023. Sulmuesi suedez do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 11”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kampion.


40-vjeçari iu bashkua Milanit në janarin e vitit 2020 nga Los Angeles./Demokracia.com/

Të ngjashme