Eros Grezda është larguar nga klubi kroat, Osijek dhe ka mbetur lojtar i lirë.
Klubi kroat ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me sulmuesin shqiptar, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kishte kontratë me Osijekun deri në fund të vitit, ndërsa tashmë bashkëpunimin e kanë ndalur në gjysmë.
26-vjeçari ishte i huazuar te ekipi nga Hungaria, Zalaegerszegi që e riktheu te Osijeku këtë muaj.
26-vjeçari me prejardhje nga Gjakova në karrierën e tij ka luajtur edhe për klubet si Rangers, Lokomotiva e Zagrebit, Zavrc e Zalaegerszeg. /Demokracia.com/