Sport
Zyrtare: Granit Begolli i rikthehet punës së trajnerit
Demokracia
18:41 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Përmes një komunikate në “Facebook”, Vushtrria e ka bërë zyrtare emërimin e Granit Begollit si trajnerin më të ri të skuadrës.

Begolli do të udhëheq Vushtrrinë për pjesën e dytë të stinorit në Ligën e Parë të Kosovës, raporton KosovaPress.

Begolli në të kaluarën ka drejtuar skuadrat e njohura si Vëllaznimin, Lirinë, Feronikelin dhe së fundmi Suharekën.

Vushtrria stinorin vjeshtor në Ligën e Parë e mbylli në pozitën e parafundit në Grupin B, vetëm një pikë larg vendit të fundit që automatikisht dërgon në një ligë më poshtë.

Të ngjashme