Sport
Zyrtare: Granit Begolli emërohet trajner i ri i Lirisë së Prizrenit
Demokracia
16:27 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Granit Begolli edhe zyrtarisht është emëruar trajner i KF Lirisë së Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur vet trajneri, Begolli përmes llogarisë së tij në Facebook, raporton Demokracia.com.

Begolli do ta drejtojë klubin nga Prizreni me asistentin e tij, Blerim Bunjakun.

“Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria. Së bashku me asistentim tim, Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave. Forca Liria”, ka shkruar Begolli në rrjetin social.

Kujtojmë se Begolli u largua nga Vëllaznimi pas xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës (Grupi A) duke e lënë ekipin në pozitën e parë.

Liria në vjeshtë i tuboi 19 pikë dhe e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e gjashtë, me tetë më pak se lideri Trepça ’89. /Demokracia.com/

Të ngjashme