COVID-19KosovaSot:12Të gjitha:272,347|Bota 668,577,836
    • Lajme
    • Sport
    • ShowBiz
    • Lifestyle
    • OpEd
    • Intervista
    • Auto&Tech
    • Kuriozitete
Të gjitha rubrikat
    • Lajme
    • Sport
    • Intervista
    • OpEd
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Auto&Tech
    • Kuriozitete
    • Follow us
Tel: +383 49 207 703
Sport
Zyrtare: Gramoz Vokrri nuk siguron nënshkrimet, Agim Ademi kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së
Demokracia
15:56 | 23 Mars 2022

Share:

Share:

Share

Tweet

Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së kjo pasi nuk ka kundërkandidat.

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar se Komisioni ka verifikuar nënshkrimet e deponuara nga dy kandidatët për kryetar Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, derisa ky i fundit është konstatuar se nuk i ka nënshkrimet e nevojshme.

Njoftimi i plotë i FFK-së

Njoftim i Komisionit të FFK-së rreth aplikimeve të të kandiduarve për kryetar të FFK-së

Në vijim të njoftimit të datës 2 mars 2022, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, më datë 6 prill 2022, si dhe njoftimit të anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të FFK-së për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ju informojmë se Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku është paraparë edhe zgjedhja për kryetar të FFK-së, duke vepruar në përputhje me nenet 34 dhe 50 të Statutit të FFK-së dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv të datës 02.03.2022, pas verifikimit të aplikimeve të të kandiduarve për kryetar, verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve ligjor që mbështesin të kandiduarit për t’u zgjedhur kryetar i FFK-së, si dhe verifikimin e procedurave të tjera statutare, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2022, mori vendim dhe i njoftoi aplikuesit që kanë kandiduar për kryetar të FFK-së.

Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.

Me këtë vendim janë informuar edhe aplikuesit për t’u kandiduar për kryetar të FFK-së, ku për çfarëdo paqartësie ose mospajtimi janë udhëzuar me këshillën juridike.

Po ashtu, me këtë vendim do të informohen organet përkatëse të UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët monitorojnë punën e Federatave anëtare, si dhe gjithashtu do të informohet MKRS-ja.

Detajet rreth këtij vendimi dhe arsyetimin e tij, e gjeni më poshtë:

 

 

/Demokracia.com

Të fundit
Vetëdorëzohet në polici pas pesë muajsh- Ky është personi që tentoi t’i shtypte me veturë dy…
23:43 | 25 Maj 2025
Diaspora shqiptare në SHBA organizon pritje të përzemërt për presidentin Begaj
23:33 | 25 Maj 2025
LDK-ja konfirmon se VV-ja ka kontaktuar më shumë se dy deputetë të saj
23:23 | 25 Maj 2025
Muharremi kritika Kurtit për flamujt e Rugovës dhe Darkën e Lamës: Lëri votat e huaja rahat,…
23:10 | 25 Maj 2025
PDK nesër mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
22:55 | 25 Maj 2025
Malta njofton se do ta njohë Palestinën
22:53 | 25 Maj 2025
Të ngjashme
Lewandowski “ndez” motorat, shënon dy gola të shpejt kund...
Sport • 25 Maj 2025
“Nëse ka mundësi”, babai i Luis Diaz flet për transferimi...
Sport • 25 Maj 2025
Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcakto...
Sport • 25 Maj 2025
Alonso nesër prezantohet si trajner i Real Madridit
Sport • 25 Maj 2025
Milani po kërkon transferimin e Chiesas pas zhgënjimit te...
Sport • 25 Maj 2025
Barcelona nuk mundet ta transferojë, por tre top klube të...
Sport • 25 Maj 2025
Të gjitha rubrikat
    • Lajme
    • Sport
    • OpEd
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Auto&Tech
Follow us
Për ne

Mediumi "Demokracia" mirëmbahet nga kompania "Demokracia LLC". Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e menaxhmentit të kompanisë. Për ta shfrytëzuar materialin, kërkohet që t'i referoheni qartë portalit Demokracia.com.

Kontakt

[email protected]
[email protected]

Tel: +383 49 207 703

Rr. Antigona Fazliu, 72
10000, Prishtinë

© 2022 Demokracia - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Impresum
  • Marketing
  • Terms of use