Leon Goretzka dhe Bayern Munich kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026, shkruan Demokracia.com.
Zyrtarizimi është bërë nga “bavarezët” të cilët lëshuan një komunikatë për media.
Kontrata e Goretzkas do të skadonte vitin e ardhshëm, ndërsa Bayerni e ka “blinduar” atë para fundit të saj.
“Kemi fituar gjithçka që mund të fitohet në tri vitet e ardhshme, por do të ishte edhe më mirë t’i vazhdonim këto suksese”, deklaroi ai.
“Ne duam të ndërtojmë suksese në vitet e ardhshme”, tha 26-vjeçari. /Demokracia.com
Um weiter Geschichte zu schreiben! ?⚪ #LG2026 pic.twitter.com/ygAhHk6iug
— FC Bayern München (@FCBayern) September 16, 2021