Sport
ZYRTARE: Gleison Bremer është lojtar i ri i Juventusit
Demokracia
21:13 | 20 Korrik 2022

Share:

Gleison Bremer është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Juventusit.

Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me “Zonjën e Vjetër”, shkruan Demokracia.com.

Gleisoin Bremer është lojtar i Juventusit.  Mbrojtja e Juventusit pasurohet nga një ardhje e re, e rëndësishme: ajo e Gleison Bremer, i cili nga sot dhe deri në vitin 2027 është lojtar i Juventusit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.

Bremer te Juventusi është transferuar nga rivali lokal, Torino, te e cila kaloi një aventurë katër vjeçare.

Bremer e filloi karrierën e tij në Brazil, fillimisht në ekipet e të rinjve të Desportivo Brasil dhe më pas në ato të San Paolos.

Debutimi si profesionist është në vitin 2017 me Atletico Mineiro dhe në 2018 arrin në Itali, në Torino, me të cilin luan 110 ndeshje, nga të cilat 105 si titullar./Demokracia.com/

Të ngjashme