Sport
Zyrtare: Gjilani njofton largimin e futbollistit kyç të skuadrës
Demokracia
18:44 | 23 Maj 2022

Share:

Tomislav Sorsa ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Gjilanit, shkruan Demokracia.com.

Largimin e mbrojtësit kroat e njoftoi vetë klubi i Gjilanit nëpërmjet faqes zyrtare.

Përmes një postimi të shkurtër të bashkangjitur me disa fotografi, Gjilani dhe Sorsa i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit.

“Faleminderit për kontributin Tomislav Sorsa, të urojmë gjithë të mirat në karrierë”, thuhet në komunikatën e klubit.

33-vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në vitin 2020 nga Osijeku, ndërsa me përformancën e tij ai shpejt zuri vend në formacionin titullar.

Sorsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te klubet si CFR Cluj e Karlovac 1919./Demokracia.com/

Të ngjashme