Sport
Zyrtare: Gjilani ndahet me fizioterapeutin pas gjashtë vjetësh, klubi i bën dhuratë të veçantë
Demokracia
13:57 | 30 Mars 2022

Share:

Nysret Rexhepi, fizioterapeuti i Gjilanit është larguar nga klubi pas një periudhe gjashtë vjeçare.

Klubi gjilanas i ka bërë dhuratë të veçantë në ditën e largimit, raporton Demokracia.com.

“Kuqebardhët” i dhuruan fanellën e skuadrës me numrin një Rexhepit, ndërsa në fanellë shkruhej: “Dr. Nysi”.

Të pranishëm në ceremoninë lamtumirëse të Rexhepit ishin të pranishëm e gjithë skuadra, stafi teknik me në krye trajnerin, Ismet Munishi si dhe dy nga drejtuesit e klubit, Drilon Sylejmani dhe Sallah Sherifi.

Njoftimi i plotë i Gjilanit:

Faleminderit Nysret Rexhepi!

Sport Club “Gjilani” falenderon ztr. Nysret Rexhepin për kontributin dhe angazhimin e tij 6 vjeçar në detyrën e fizioterapeutit.

Puna profesionale dhe angazhimi tij me futbollistët gjatë gjithë kohës e kanë karakterizuar Rexhepin, i cili ka patur rol të madh në trajtimin e gjithë futbollistëve të lënduar.

Drejtuesit e klubit, stafi dhe gjithë futbollistët e falenderojnë Dr.Nysin për gjithë shërbimet e ofruara dhe gatishmërinë për të qenë gjithmonë afër.

Njëherit i urojmë fat dhe shumë suksese në rrugëtimin e ri që ka nisur në karrierën e tij!

Me respekt,

SC Gjilani./Demokracia.com/

Të ngjashme