Vëllaznimi ka emëruar në krye të shtabit teknik trajnerin e njohur kosovar, Gani Sejdiun.
Trajneri mitrovicas do të drejtojë skuadrën gjakovare në sezonin 2022/23, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Vëllaznimit në rrjetet sociale.
“Gani Sejdiu – kryetrajner i Vëllaznimit. KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ta udhëheqë klubit për sezonen 2022/23”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gani Sejdiu edhe më herët ishte pjesë e Vëllaznimit si shef i shtabit teknik.
Vëllaznimi në vitet e fundit bën gara në Ligën e Parë të Kosovës./Demokracia.com/