Sport
Zyrtare: Futbollisti nga Kosova ndahet me klubin shqiptar
Demokracia
14:03 | 07 Korrik 2022

Share:

Kreshnik Bahtiri është larguar para kohës nga Kukësi.

FK Kukësi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin nga Kosova me lajmin që e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare.

Sipas njoftimit, pas diskutimeve mes klubit dhe mesfushorit Bahtiri, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

“Njoftim i klubit. FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe mesfushorit Bahtiri, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit shqiptar.

Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje duke shënuar edhe një gol./Demokracia.com/

Të ngjashme