Sport
ZYRTARE: Futbollisti i Kosovës nënshkruan kontratë 2.5 vite me klubin italian
Demokracia
18:06 | 27 Janar 2022

Share:

Mesfushori Idriz Voca ka nënshkruar kontratë me Cozencën në Serinë B të Italiasë, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pas periudhës së vështirë ku qëndroi 6 muaj pas skuadër.

Ka qenë menaxheri i lojtarit, Gëzim Ibrahimi, ai që ka postuar një foto të Vocës në rrjetet sociale me fanellën e klubit italian. Mësohet se Voca ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me klubin e ri, ku do të kërkojë të shpalosë vlerat e tij.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Shpresave të Shqipërisë, duke u aktivizuar 3 ndeshje, kishte mbetur pa klub në gjashtë muajt e fundit, pasi ndërpreu kontratën me Ankaragucu.

Karrierën si lojtar Voca e ka filluar te Luzern, ndërsa së fundmi u stërvit për disa ditë më këtë klub. Kozenca lufton për mbijetesë në ligën e dytë italiane, pasi aktualisht gjendet në vendin e 17 me 16 pikë.

Të ngjashme