Sport
Zyrtare: Futbollisti i Ballkanit i bashkohet Kombëtares së Kosovës
Demokracia
10:04 | 22 Mars 2022

Share:

Mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës, shkruan Demokracia.com.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.

Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës lidere të Superligës së Kosovës, derisa më herët ka luajtur në Hajduk të Splitit dhe Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme