Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë me Zurich deri në vitin 2023, shkruan Demokracia.com.
Aliti i cili pati një paraqitje të shkëlqyer në skuadrën zvicerane, i ka bindur drejtuesit t’i ofrojnë kontratë të re.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Kalmarit, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë treguar për shitjen e kosovarit te ekipi zviceran.
Kujtojmë që Aliti te Zurich deri sot ishte vetëm në formë huazimi nga skuadra e Kalmarit. /Demokracia.com