Kosova do të përballet edhe me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Suedisë, raporton Demokracia.com.
Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Lajmi në fjalë është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndërkohë, stafi mjekësor i “Dardanëve” është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars. /Demokracia.com