Sport
Zyrtare: Ferizaj s’ndalet me transferime, zyrtarizon edhe tre futbollistë
Demokracia
19:27 | 15 Qershor 2021

Share:

Klubi i Futbollit, Ferizaj, pasi emëroi kryesinë, shtabin teknik dhe trajnerin tani ia ka mësyer transferimeve në afatin kalimtar të verës.

Ferizaji ka konfirmuar afrimin e tre futbollistëve të rinj në skuadër, shkruan Demokracia.com.

Bëhet fjalë për mesfushorin e mirënjohur kosovar, Egzon Shabanin, Edison Rexhepi dhe Ardit Miftarin.

Shabani është rikthyer në Ferizaj, kësaj radhe për t’ë ndihmuar ekipit drejt synimeve. Shabani së fundmi është paraqitur për skuadrën e KEK-ut nga Obiliqi.

Ferizaj bën gara në edicionin e radhës në Ligën e Parë të Kosovë, mirëpo qysh tash kanë shpallur kandidaturën për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë i klubit të Ferizajt:

Egzon Shabani, Edison Rexhepi dhe Ardrit  Miftari janë përforcimet e rradhës.

Sot në ambientet e klubit në prani të kryetarit dhe drejtorit të klubit janë prezentuar Tre(3) transferimet e rradhës.

Egzon Shabani rikthehet në klubin e tij të zemrës kësaj rradhe për t’i ndihmuar  klubit për të arritur synimin – rikthimin në Superligë. Shabani pritët të na ndihmojë mjaftë shumë në mesfushë me cilësitë e jashtëzakonshme që posedon. Shabani zhvilloi paraqitje te mira se fundmi me Kek-un.

Gjithashtu në klub eshte rikthyer edhe portjeri, Edison Rexhepi i cili së fundmi ishte pjesë e Vitisë. Rexhepi nënshkroi kontratë 1 vjeçare.

Ardrit  Miftari portjeri që ishte pjesë e Dardanës pati paraqitje mjaftë të mirë me Dardanën në sezonin e kaluar. Miftari ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë

Klubi i uron mirëseardhje tre(3) përforcimeve të reja, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese me klubin tonë .

Na priftë e mbara. /Demokracia.com

Të ngjashme