Sport
Zyrtare: Ferizaj përforcohet me ish-lojtarin e Arbërisë
Demokracia
22:06 | 28 Korrik 2021

Share:

Merkato e verës në futbollin kosovar është duke vazhduar me lëvizje të shumta.

Sulmuesi anësor që ishte pjesë e Arbërisë, Qlirim Kashtanjeva është përforcimi i radhës i Ferizajt.

Gazeta “Sheshi” kishte raportuar mëngjesin e sotëm për këtë lëvizje të futbollistit.

“Kashtanjeva në sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Arbërisë, ku shkëlqeu me paraqitje të mira. Ai ishte ndër më të dalluarit tek Arbëria në Superligën e Kosovës”.

“Kashtanjeva është një djalosh i talentuar dhe shumë punëtor, andaj ne si klub presim shumë nga ai”.

“Të gjithë brenda klubit i urojmë mirëseardhje Kashtanjevës, shëndet dhe shumë suksese me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ferizaj është një nga klubet më aktive në afatin kalimtar veror, duke ofruar disa emra cilësor.

Të ngjashme