Pas rikthimit në Superligën e Kosovës, Ferizaj ka formuar edhe ekipin e futbollisteve.
Ferizaj bën të ditur se ekipi i femrave po udhëhiqet nga trajnerja Festina Hoxha, derisa kanë zhvillaur edhe disa ndeshje miqësore.
“Së fundi klubi i femrave ka zhvilluar disa ndeshje miqësore po ashtu ka marrë pjesë në disa turne regjional, ku nuk munguan as çmimet për lojtare të dalluar nga klubi jonë”.
“Nga tash e tutje FC Ferizaj U17 (femrat) fillojnë edhe garat e rregullta kampionale të organizuara nga FFK. Me punë dhe përkushtim arrijmë aty ku e kemi planifikuar”, thuhet në njoftimin e Ferizajt./Demokracia.com/