Sport
Zyrtare: Ferizaj bën goditje të madhe, prezanton dyshen e Dritës
Demokracia
16:10 | 16 Janar 2023

Share:

Ferizaj ka prezantuar dy futbollistët e Dritës, Albin Krasniqin dhe Drilon Islamin si dy përforcimet më të fundit në merkaton dimërore, shkruan Demokracia.com.

Siç njofton klubi, dyshja Krasniqi dhe Islami kanë nënshkruar për 18 muaj me Ferizajn.

“Goditje e dyfishtë nga Drita. FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se ka arritur marrëveshje për dy mesfushorët e talentuar, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami. Dyshja që deri dje ishin pjesë e skuadrës së njohur kosovare, FC Drita, kanë nënshkruar marrëveshje për 18 muaj që të mbrojnë ngjyrat e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Albin Krasniqi i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit ferizajas, luan si mesfushor i avancuar.

Drilon Islami luan në pozitën e mesfushorit defanziv, ku është paraqitur edhe në ndeshjen ndërkombëtare, kur Drita ka luajtur kundër Feyenoordit.

Ferizaj njëherit është edhe klubi më aktiv në elitën e futbollit kosovar në afatin kalimtar të janarit./Demokracia.com/

Të ngjashme