FC Prishtina e ka zyrtarizuar boshnjakun, Abdulah Ibrakoviq si trajnerin më të ri të skuadrës.
Klubi më i trofeshëm kosovar zyrtarizimin e ka bërë të ditur përmes uebfaqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.
51-vjeçari i është bashkuar “bardhekaltërve” ditë më parë me të cilët ka mbajtur edhe seancë stërvitore, ndonëse tek sot është bërë zyrtarizimi i tij.
Ibrakoviq në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.
Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës.
Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjak, Sarajevo, në vitet 2013-2015.
Trajneri boshnjak e ka zëvendësuar trajnerin e shkarkuar, Zekirija Ramadanin. /Demokracia.com