Sport
Zyrtare: FC Prishtina ndan rrugët me futbollistin e talentuar
Demokracia
18:08 | 21 Dhjetor 2021

Share:

FC Prishtina ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin, Olti Mehmetin.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Klubi dhe futbollisti janë pajtuar me marrëveshje të dyanshme për ta ndërprerë bashkëpunimin.

Mehmeti në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.

Olti (19-vjeçar) vjen nga treva e Anamoravës, ku karrierën e filloi te FC Drita në vitin 2008 teksa në vitin 2019 u bë pjesë e skuadrës seniore. /Demokracia.com/

Të ngjashme