Sport
Zyrtare: FC Prishtina e huazon një futbollist te Shkëndija
Demokracia
15:51 | 09 Janar 2023

Share:

Portieri i ri i FC Prishtinës, Egzon Bislimi, është huazuar te të skuadra e Shkëndijës së Hajvalisë, ekip që garon në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Egzoni iu bashkua Prishtinës në verën e vitit të kaluar nga Ramiz Sadiku.

Ai është portier me shumë perspektiv.

Lajmi për huazimin e 22-vjeçarit e ka konfirmuar klubi i Shkëndijës përmes rrjetit social “Facebook”.

Postimi pa ndërhyrje i Shkëndijës së Hajvalisë

Mirësevjen Egzon Bislimi 🧤

Kemi knaqësinë të i dëshirojmë mirë se ardhje portjerit Egzon Bislimi, për të cilin kemi arritur marrëveshje me FC Prishtina në form huazimi.

Egzoni një portjer shumë cilësor, i cili së fundi ishte pjesë e FC Prishtina, pritet të i ndihmoj ekipit drejt arritjes së objektivit.

Egzoni ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21.

Përkundër ofertave që kishte, Egzoni ka zgjedhur KF Shkëndija si projekt serioz, e me objektiv të qartë.

Falënderojmë @fcprishtinaofficial për bashkëpunimin.

Shëndet e shumë suksese Egzon! 🧤❤️🤍

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025