Sport
ZYRTARE: FC Prishtina bëhet me kryetar të ri
Demokracia
15:00 | 03 Gusht 2022

Share:

Bordi i FC Prishtinës e ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës, me këtë rast, kryetar i klubit është zgjedhur Hakif Gashi.

Ky i fundit do ta ushtrojë këtë detyrë në vazhdim në vend të Remzi Ejupit, njofton faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, përcjell Demokracia.com.

Ejupi e ka ushtruar detyrën e kryetarit për 18-vite.

Gashi tash e shumë vite është një nga aksionarët e klubit tonë.

Anëtarë të Bordit të ri teknik janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.

Në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme