Sport
Zyrtare: FC Ferizaj transferon mbrojtësin e njohur
Demokracia
11:39 | 28 Qershor 2022

Share:

Skuadra e Ferizajt vazhdon ta kompletojë ekipin për edicionin e ri në Superligë, shkruan Demokracia.com.

Ferizajasit sot kanë zyrtarizar mbrojtësin Gentian Emini i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ulpianës.

“Klubi ynë me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Ferizajt, që klubi ynë  ka përmbyllur me suksese marrëveshjen me mbrojtësin Gentian Emini.

Emini në sezonin e fundit ishte pjesë e KF Ulpianes nga Lipijani, ku pati paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës ne futboll.

Mbrojtësi 24 vjeçar do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës tonë në fazën e mbrojtjës.

Klubi jonë i uronë shumë suksese Gentianit në synimet e tona.

Na priftë e mbara.

Presidenti i klubit.

Lulzim Abazi”, shkruan KF Ferizaj. /Demokracia.com

Të ngjashme