Sport
Zyrtare: Fatos Beqiraj prezantohet te skuadra e re
Demokracia
10:58 | 12 Shkurt 2021

Share:

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj është bërë me skuadër të re. Ai sot edhe prezantuar te skuadra izraelite Bnei Yehuda.

Sulmuesi 32-vjeçar nga Peja deri më tani ka luajtur për skuadrën polake Wisla Krakoë, derisa ai ka një karrierë bukur të gjatë.

Pas Besës e Shqiponjës ku e nisi karrierën ai ka luajtur për Buduqnostin e Podgoricës, Dinamo Zagrebin, Changchung Yatain, Dinamo Minskun, Dinamo Moskën, Mechelenin, Maccabi Netanyan dhe Wislan. Me skuadrën e re ka firmosur deri në fund të edicionit.

Ai është rekordmen për numrin e paraqitjeve te Mali i Zi. Ka dhjetë gola në 74 paraqitje për Malin e Zi. Beqiraj kulmin e ka arritur si lojtar i Dinamos së Zagrebit. /Demokracia.com

Të ngjashme