Sport
Zyrtare: Endrit Krasniqi nuk është më pjesë e FC Prishtinës
Demokracia
11:27 | 10 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i mirënjohur kosovar Endrit Krasniqi I ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Prishtinës. Ai largimin nga kryeqyteti e ka bërë përmes një postimi në Facebook, shkruan Demokracia.com.

“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit.

Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën.

Prishtina dhe tifozët e veçantë “Plisat” do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi së shpejti në një ambient të ri…”, ka shkruar Krasniqi. Ai nuk ka bërë të ditur se cilës skuadër do t’i bashkëngjitet por burime të Demokracia.com, thonë se Krasniqi është afër SC Gjilanit. /Demokracia.com

Të ngjashme