Sport
Zyrtare: Edon Zeqiri largohet nga Llapi
Demokracia
19:40 | 01 Shkurt 2022

Share:

Edon Zeqiri nuk do ta veshë më fanellën e Llapit, raporton Demokracia.com.

Llapi ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me futbollistin, Edon Zeqiri.

Lajmin llapjanët e kanë dhënë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

“Klubi ynë njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin Edon Zeqiri, të cilin e njohim me nofkën “DAJA”.

“Klubi e falenderon përzemërisht atë për kontributin e dhënë për fanellën e klubit tonë të cilën e ka bartur me shumë krenari dhe përgjegjësi, si dhe i dëshirojmë shumë fat e suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit.

Ndryshe, fituesit e Kupës së Kosovës gjatë ditës së sotme kanë prezantuar transferimin më të ri të skuadrës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e huaj, Abedel Latif Amadu i cili i është bashkuar Llapit në Antalia të Turqisë ku për disa ditë kryen fazën përgatitore për stinorin pranveror. /Demokracia.com/

Të ngjashme