Sport
Zyrtare: Dy futbollistë të Barcelonës rezultojnë pozitivë me COVID-19
Demokracia
11:04 | 28 Dhjetor 2021

Share:

Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se dy mbrojtësit, Dani Alves dhe Clement Lenglet, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare, teksa klubi konfirmojë se lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në izolim në shtëpi.

“Clement Lenglet i FC Barcelona dhe Dani Alves kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe nuk do të marrin pjesë në seancën stërvitore të nesërme në orën 18:00 CET në Ciutat Esportiva Joan Gamper. Të dy lojtarët ndihen mirë dhe janë të izoluar në shtëpi. Klubi ka njoftuar autoritetet përkatëse”, thuhet në komunikatën e klubit. /Demokracia.com

Të ngjashme