Sport
Zyrtare: Drita shkakton “tërmet” në futbollin kosovar, transferon ish-sulmuesin e PSG-së
Demokracia
13:27 | 26 Qershor 2024

Share:

Skuadra e Dritës ka njoftuar para pak çastesh për transferimin më të ri të klubit, i cili vjen nga kryeqyteti francez, Parisi.

Bëhet fjalë për sulmuesin Alexander Fressinge, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dritën, me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit.

Fressinge, 23 vjeçar, vjen nga Parisi ku ishte pjesë e ekipeve zinxhir të Paris Saint-Germain, dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC.

“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi siguruar sherbimet e sulmuesit Alexander Fressinge”, shkruante në komunikatën e Dritës.

Të ngjashme