Sport
Zyrtare: Drita nënshkruan për tri vite me qendërmbrojtësin Vitija
Demokracia
17:36 | 12 Qershor 2022

Share:

Drita ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në afatin kalimtar të verës.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Leonat Vitijën i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjilanasit.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Dritës në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

“Leonat Vitija 3 vite me Dritën. Talenti i Skenderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë. Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv z.Valon Zymberi, i cili i deshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC Drita”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Vitija për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, Skëndërbeu ku ka zhvilluar 67 ndeshje në kampionat dhe në garat e Kupës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025