Sport
Zyrtare: Drita e rikthen në skuadër futbollistin e huaj
Demokracia
14:52 | 05 Janar 2023

Share:

Benjamin Agyare është rikthyer te Drita pas huazimit katërmujor te Drenica, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale.

“Benjamin Agyare rikthehet tek klubi ynë pas nje huazimi katër mujor te Drenica. Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në shperligën e Kosovës” – thuhet në njoftimin e klubit.

Agyare te Drenica ka zhvilluar 13 ndeshje në total.

Ndryshe, tre herë kampionët e vendit një ditë më parë zyrtarizuan edhe Arsim Thaqin kryetrajner të skuadrës pas largimit të Ardian Nuhiut./Demokracia.com/

Të ngjashme