Sport
Zyrtare: Drita dërgon në huazim dy lojtarët e saj në Ligën e Parë
Demokracia
17:14 | 16 Gusht 2021

Share:

Drita ka dërguar dy futbollistë në huazim tek dy ekipe të Ligës së Parë, për edicionin e ri garues.

Nga kjo kanë përfituar Ferizaji, e cila ka marrë Enhar Cakollin dhe Arbëria e cila është forcuar me Henri Onoka.

Cakolli i cili është 21 vjeçar luan si mbrojtës anësor, ndërsa Onaka është 22 vjeçar, por edhe ky luan në pozitën e mbrojtësi anësor.

Postimi i plotë:

Huazohen dy futbollistët Henri Onoka dhe Enhar Cakolli

Klubi jonë FC DRITA, për shkak të minutazhës së kufizuar, ka vendosur për huazime e dy lojtarëve Enhar Cakolli i cili ka kaluar te KF Ferizaj, ndërsa Henriy Onoka te KF.Arbëria. Kohëzgjatja e huazimit do të jetë një vjeqare.

Të dyja klubet garojnë në Ligën e Parë, ndërsa dy futbollistët Cakolli dhe Onoka do të rikthehen te Drita në fund të vitit.

DRITA ju dëshiron suksese të dy futbollistëve në klubet respektive. /Demokracia.com

Të ngjashme