Sport
Zyrtare: Drenica vazhdon bashkëpunimin me katër futbollistë
Demokracia
22:15 | 14 Korrik 2021

Share:

Klubi i Futbollit Drenica ka njoftuar se ka nënshkruar kontrata të reja me katër futbollistët e saj.

Bëhet fjalë për Genc Hamitin, Granit Jasharin, Erlis Frashërin e Hysen Tahirin të cilët i kanë qëndruar besnik klubin “kuqezi” nga Skenderaj, shkruan Demokracia.com.

Katër lojtarët në fjalë kanë vazhduar edhe për një vit me Drenicën, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Klubi i futbollit ‘Drenica’ me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Drenicës, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjet me mesfushorët, Genc Hamiti e Granit Jashari, mbrojtësin e krahut, Erlis Frashërin, si dhe sulmuesin e krahut, Hysen Tahiri”, thuhet në njoftimin e drenicakëve.

“Futbollistët në praninë e Drejtorit Sportiv, Besim Bajraktari dhe krye trajnerit, Tahir Lushtaku, janë prezentuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i janë bashkuar ekipit në stërvitje”. /Demokracia.com

Të ngjashme