Borussia Dortmund ka siguruar shërbimet e futbollistit gjerman të Bayern Munich, Niklas Sule.
Reprezentuesi gjerman është pjesë e Bayern Munich dhe ka kontratë deri në verën e këtij viti, shkruan Demokracia.com.
Pas skadimit të kontratës me “bavarezët”, Sule do t’i bashkohet klubit rival në Bundesligë, Borussia Dortmundit.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë “milionerët” përmes një komunikate në faqen zyrtare.
“Borussia Dortmund ka nënshkruar me Niklas Süle për sezonin 2022/23. Mbrojtësi aktualisht është ende anëtar i FC Bayern Munich dhe do t’i bashkohet Borussia Dortmund kur kontrata e tij të përfundojë në verën e vitit 2022”, thuhet në komunikatë.
Borussia Dortmund has signed Niklas Süle for the 2022/23 season ✍️ pic.twitter.com/WC7EeffRXj
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 7, 2022
26-vjeçari u bë pjesë e Bayern Munichut në vitin 2017 kur u transferua nga Hoffenheim. /Demokracia.com/