Sport
Zyrtare: Donat Hasanaj përforcon Ferizajn
Demokracia
15:07 | 13 Qershor 2022

Share:

Donat Hasanaj është futbollisti më i ri i Ferizajt, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Mirësevjen Donat Hasanaj. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e ri Donat Hasanaj”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

Hasanaj ishte pjesë e KF Dukagjinit nga Klina në sezonin vjeshtor të edicionit të kaluar, ndërsa më parë ishte pjesë e Prishtines, Flamurtarit dhe Dritës.

Ferizaj nga edicioni i ri bën gara në elitën e futbollit kosovar.

“Bardhekaltrit” kanë zyrtarizuar edhe disa futbollistë të tjerë në merkaton e verës./Demokracia.com/

Të ngjashme