Sport
Zyrtare: Djokoviqit i ndalohet hyrja në SHBA, nuk do të marrë pjesë në US Open
Demokracia
17:57 | 25 Gusht 2022

Share:

Novak Djokoviq do të mungojë në turneun e US Open.

Një nga turnetë më të rëndësishëm në botën e tenisit do të zhvillohet pa prezencën e favoritit numër një dhe fituesit më të freskët të Ëimbledon teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk lejojnë që në territorin e tyre të shkelin persona të pavaksinuar ndaj COVID-19.

Siç edhe dihet tashmë, tenisti serb nuk është mbështetës i vaksinave teksa për të njëjtën arsye humbi edhe pjesëmarrjen në Australian Open në muajin janar. Sa i përket vendimit për të mos fluturuar drejt SHBA, ishte vetë Djokovic që nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale njoftoi fansat e tij duke theksuar se tashmë do t’i duhet të presë për turneun e radhës.

“Me keqardhje njoftoj se nuk do të fluturoj për në SHBA për turneun e US Open. Faleminderit për mesazhet plot dashuri dhe mbështetje. I uroj fat kolegëve të mi. Unë do të mbetem në një formë të mirë dhe me moralin lart në pritje të mundësisë për të garuar sërish. Shihemi së shpejti”, përfundon Djokovic reagimin e tij.

Të ngjashme