Sport
Zyrtare: Diar Halili i bashkohet Portos nga Besa e Pejës
Demokracia
14:17 | 21 Tetor 2021

Share:

Pas Gentrit Salihut, edhe një tjetër futbollist është transferuar nga Besa e Pejës te Porto.

Bëhet fjalë për Diar Halilin, i cili i është bashkuar gjigantit portugez në formë huazimi për një edicion nga klubi pejan, shkruan Demokracia.com.

Porto ka të drejtën e blerjes së kartonit të 18-vjeçarit, pas përfundim të edicionit.

Diar Halili në edicionin që lamë pas u aktivizua me Besën në Superligën e Kosovës.

Qendërmbrojtësi u paraqit në 29 ndeshje dhe e realizoi një gol.

Halili gjithashtu është edhe pjesë e Përfaqësueses U19 të Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme