Sport
Zyrtare: Dështon rikthimi te Llapi, portieri i njohur vazhdon karrierën në Kroaci
Demokracia
14:47 | 05 Janar 2023

Share:

Portieri kroat, Marijan Coric ka nënshkruar me klubin e Istra 1961 që bën gara në elitën e futbollit kroat.

Lajmin e ka konfirmuar vetë “gardiani” Coric i cili pak kohë më parë ishte pjesë e Llapit.

“Falënderoj klubin për mundësinë” – ka shkruar Coric në Facebook, shkruan Demokracia.com.

27-vjeçari u largua nga Llapi në verën e vitit të kaluar, derisa rikthimi i tij në “Zahir Pajaziti” u tentua nga klubi llapjan këtë merkato.

Coric më parë karrierë ka bërë edhe te TEC, Uljanik, Kustosija, e Parma e Italisë./Demokracia.com/

Të ngjashme