Sport
ZYRTARE: Derbi Drita – Gjilani luhet pa tifozë, shkak siguria në stadiumin me bari sintetik
Demokracia
17:37 | 13 Shtator 2022

Share:

Derbi ndërmjet Drita dhe Gjilanit do të zhvillohet pa praninë e tifozerive. Kështu ka njoftuar klubi nikoqir, Drita nëpërmjet faqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Drita ka njoftuar se ky vendim është marrë nga Policia e Kosovës për shkak të mundësisë së incidenteve në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

“Bardhekaltrit” kanë kërkuar që prezent në tribuna të jenë futbollistëve e shkollës së futbollit, por edhe ajo kërkesë nuk është aprovuar nga organet e rendit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftojmë të gjithë sportdashësit, veçanërisht tifozët tanë “Intelektualët” se me vendim të prerë nga Stacion Policor në Gjilan jemi urdhëruar që ndeshja derbi FC DRITA – SC Gjilani të zhvillohet pa asnjë pjesëmarrës në tribina.

Klubi ynë ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet të paktën me prezencë të fëmijëve të shkollës sonë të futbollit, sepse kemi konsideruar që ata nuk përbëjnë rrezik për ndonjë incident dhe pjesëmarrja e tyre vetëm sa do t’ia shtonte bukurinë derbit.

Por, kërkesa jonë nuk është aprovuar me arsyetimin e policisë se për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme dhe sigurisë në stadiumin ndihmës ndeshja duhet të zhvillohet pa tifozë.

Policia kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, ndërsa ne si klub shprehim keqardhje për mungesën e tifozëve dhe kërkojmë poashtu mirëkuptimin tuaj.

FC DRITA do ta ketë parasysh se nëse në derbin e radhës nuk merret ndonjë iniciativë për t’i rikthyer tifozët në stadium, klubi ynë do ta konsiderojë seriozisht ndërrimin e stadiumit vetëm e vetëm që tifozët të jenë pranë klubit tonë.

Ndeshja derbi ?? ????? – ?? ??????? zhvillohet të mërkurën, o?? ??:?? në Stadiumin Ndihmës (te rrethi)./Demokracia.com/

Të ngjashme