Sport
Zyrtare: David Alaba largohet nga Bayern Munichu
Demokracia
14:23 | 16 Shkurt 2021

Share:

Mbrojtësi austriak David Alaba, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Bayern Munichut nga afati kalimtar i verës, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi është paraqitur në një konferencë për media për të dhënë lamtumirën nga Bayern Munchen.

“Këtë vendim e kam marr personalisht. Dua që të provojë diçka të re dhe në fund të këtij sezoni do të largohem. Nuk ishte vendim i lehtë. Kam qenë këtu për 13 vite dhe klubi i Bayernit luan një rol të madh te unë”, ka thënë Alaba

28-vjeçari po kërkohet nga shumë klube, përfshirë Real Madridin, Chelsean, Liverpoolin dhe Manchester Unitedin, por ai nuk ka dashur ta zbulojë skuadrën e re. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024