Prishtina dhe Llapi janë dy kundërshtarët që do të luftojnë për trofeun e çmuar të Superkupës së Kosovës në futboll.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të jetë vendtakim i kampiones së Kosovës, Prishtinës dhe fituesit të Kupës, Llapit, shkruan Demokracia.com.
Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për këtë ndeshje.
Gjyqtar kryesor në këtë ballafaqim është Dardan Çaka, i ndihmuar nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.
Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar i katërt.
Në VAR do të jenë Visar Kastrati dhe Elvis Bicaj.
Prishtina – Llapi luhet të martën me fillim nga ora 20:45. /Demokracia.com