Sport
Zyrtare: Dardan Berisha vazhdon edhe për një vit me Pejën
Demokracia
14:21 | 17 Gusht 2021

Share:

Ndër basketbollistët më të dalluar në Kosovë, Dardan Berisha ka vazhduar kontratën me Pejën.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e pejanëve në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

“Shqiponjat” e kanë cilësuar rinovimin e kontratës me Berishën si “qershinë mbi tortë”.

“Qershia mbi torte. Dardan Berisha i Pejes. Kapiteni vazhdon edhe per nje sezone tjeter ne fole te Shqiponjat, Sezona 21/22”, thuhet në njoftimin e klubit.

Peja synon trofe në edicionin e ri të garave në elitën e basketbollit kosovar. /Demokracia.com

Të ngjashme